Insajderi
Lajme

Shefi i Hetimeve të Krimeve Ekonomike merr drejtimin e Kundër Korrupsionit

Insajderi
16 June 2016 - 18:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Majori Shaip Havolli, i cili deri tash ka drejtuar një nga departamentet më të rëndësishme në Policinë e Kosovës, Shaip Havolli, nga sot është emëruar të luftojë korrupsionin.

Havolli ka marrë votat e mjaftueshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për të drejtuar Agjencinë Kundër Korrupsion, teksa një prej punëve të tij më të njohura në Policinë e Kosovës, ka qenë zbulimi i mashtrimit që aviokompanitë i kanë bërë bashkatdhetarëve.

Ish-majori, ka qenë kandidati i cili ka fituar më së shumti vota në krahasim me kandidatin tjetër, Burim Sadiku, i cili ka arritur të mbledh vetëm 31 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Shaip Havolli do të jetë në krye të AKK-së për pesë vitet e ardhshme./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark