Insajderi
Biznes

Shefi i Amazon shet aksione me vlerë 2.8 miliardë dollarë

Insajderi
07 August 2019 - 08:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lëvizja vjen si pjesë e një plani tregtimit 10B5-1. Bezos ka premtuar të shesë çdo vit aksione me vlerë 1 miliardë dollarë për të financuar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin.

Shefi ekzekutiv i Amazon Jeff Bezos shiti aksione me vlerë 990 milionë dollarë të Enjten dhe të Premten e kaluar duke e dërguar në total prej 2.8 miliardë dollarësh aksionet e shitura javën e kaluar.

Në tre ditët e fundit të Korrikut, Bezos kishte shitur aksione me vlerë 1.8 miliardë dollarë. Amazon nuk ka dha detaje se pse janë shitur këto aksione nga Bezos.

Lëvizja vjen si pjesë e një plani tregtimit 10B5-1. Bezos ka premtuar të shesë çdo vit aksione me vlerë 1 miliardë dollarë për të financuar kompaninë e tij hapësinore Blue Origin.

Ish bashkëshortja e tij Mackenzie Bezos, e cila aktualisht ka aksione me vlerë 37 miliardë dollarë në Amazon, është aksionarja e dytë individuale me numrin më të madh të aksioneve në kompani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark