×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shefi i EULEX-it paralajmëron përshkallëzim në Veri: Situata vazhdon të mbetet e tensionuar

    Insajderi
    08 February 2023 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Ginnar Wigemark ka theksuar se situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar, teksa është shprehur i shqetësuar.

    “Situata e fundit në veri ishte kriza më serioze me të cilën është përballur Kosova në dekadën e fundit. Kishte një konflikt të tensionuar me barrikadat”, ka deklaruar Wigemark, përcjell Insjaderi.

    Ai ka paralajmëruar se situata mund të përshkallëzohet lehtësisht, pasi është e paqëndrueshme.

    “Rreth 130 policë nga misioni i BE-së për sundimin e ligjit i njohur si EULEX dhe rreth 160 policë shqiptarë mbikëqyrin sigurinë në zonë, duke përfshirë patrullimet në këmbë pasi të gjithë përfaqësuesit entikë serbë dhanë dorëheqje nga postet e tyre në nëntor. Mendoj se është e rëndësishme të mos e ulim vigjilencën dhe mos të besojmë se kriza ka kaluar. Mund të përshkallëzohet lehtësisht. Këtë e dimë të gjithë prandaj po e ndjekim me shumë vëmendje situatën në terren. Ende ka një vakum sigurie në veri të Kosovës”, ka potencuar Wigemark.

    Shefi i EULEX ka shtuar se është trefishuar prania e tyre, pasi serbët në veri nuk i besojnë Policisë së Kosovës.

    Ai theksoi se Beogradi dhe Prishtina duhet të inkurajohen që të bëjnë më të mirën për ta zgjidhur situatën.

    “Unë mendoj se është thelbësore edhe për Kosovën edhe për Serbinë që të ecin përpara në aspektin e integrimit evropian, i cili është i nevojshëm tani më shumë se kurrë, kur shohim se çfarë po ndodh në pjesët e tjera të Evropës, shohim se mund të sjellë destabilitet dhe përçarje”. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark