×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shefi i EULEX’it për ndërhyrjën e Osmanit në drejtësi: Duhet sistem i pavarur prokurorial

    Insajderi
    19 October 2023 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, deklaroi se nevojitet një system prokurorial I pavarur, i lirë nga presioni politik. Deklaratat e tij erdhën në kohën kur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vendosi për mos-dekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror dhe filloi linçimin publik ndaj tij.

    Barbano këtë e ka deklaruar përgjatë një takimi me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku, teksa ka thënë se shpreh shqetësimin që prokuroria s’ka ende kryeprokuror.

    “Bashkëbisedim substancial me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku. Vlerësova bashkëpunimin e vazhdueshëm mes EULEX-it dhe prokurorive të ndryshme, dhe ritheksova mbështetjen tonë për një sistem prokurorial plotësisht të pavarur, të lirë prej presionit/ndërhyrjes politike”, tha ai përmes platformës ‘X’.

    “Unë po ashtu shpreha shqetësimin e thellë për faktin se prokuroria e Kosovës ende nuk udhëhiqet zyrtarisht nga një kryeprokuror i shtetit i emëruar, duke patur parasysh ndikimin negativ të kësaj situate mbi funksionimin prokurorial nga perspektiva e sundimit të ligjit”, vijoi më tej shefi i EULEX-it në Kosovë.

    Deklaratat e tij vjen në kohën kur presidentja e vendit “futi duart” në sistemin e drejtësisë duke kritikuar Isufajn pasi nuk e dekretoi për kryeprokuror. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark