×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shefi i kabinetit te Konjufcës ngre dyshime për tenderin gjysmë milioni euro të Përparim Ramës

    Insajderi
    06 January 2024 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Kabinetit të kryekuvendarit, Glauk Konjufca përmes një postimi në facebook ka ngritur dyshime në lidhje me një tender të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

    Sipas Kërçelit, një biçikletë klasike ka kushtuar 2744 euro, ndërkaq shuma totale është 500.000 euro.

    Pavarësisht se komuna e Prishtinës kishte nënshkruar kontratën për furnizim me biçikleta 5 muaj më parë, fati i tyre nuk dihet.

    “Edhe pse kanë kaluar mbi 5 muaj prej se kur është nënshkruar kjo kontratë, fati i bicikletave me çmim astronomik ende nuk dihet. Në bazë të specifikacionit teknik të kërkuar, bicikleta të tilla me pak hulumtim mund ti gjeni me çmim deri në 6 here më të lirë(shih foton)”, ka shkruar ai në facebook.

    Postimi i plotë:

    2744 euro për një bicikletë klasike.

    (Shuma totale 500,000 euro)

    Komuna e Prishtinës në korrik të vitit 2023, ka nënshkruar kontratën për furnizimin me bicikleta për kryeqytetin.

    Edhe pse kanë kaluar mbi 5 muaj prej se kur është nënshkruar kjo kontratë, fati i bicikletave me çmim astronomik ende nuk dihet.

    Në bazë të specifikacionit teknik të kërkuar, bicikleta të tilla me pak hulumtim mund ti gjeni me çmim deri në 6 here më të lirë(shih foton).

    Qytetarët e Prishtinës ndoshta edhe nuk kanë jetuar në Londër, por bicikleta kemi pa edhe në Prishtinë. 🙂

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark