×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shefi i tenderëve, ky është zyrtari qe u arrestua në Ministrinë e Sveçlës

    Insajderi
    03 July 2023 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës gjatë një aksioni të sotëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka ndaluar katër persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare e për ryshfet gjatë disa procedurave tenderuese në MPB.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në mesin e katër të arrestuarve është Adem Sopi shefi i Prokurimit në MPB.

    Sipas një komunikate për media nga policia thuhet se Sopa gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në MPB, ka marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve.

    Për të njëjtë vepër dyshohen edhe B.B. dhe N.SH.

    “Të dyshuarit (N.S.) dhe (G.H.) në cilësi të përfaqësueseve të operatorit ekonomik dyshohen për veprën penale të Dhënies se Ryshfetit me qellim të krijimit të përparësive të paligjshme gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e “një objekti të një agjencie” dhe projekteve tjera të zhvilluara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së”, thuhet në njoftim.

    Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit janë sekuestruar dëshmi dhe pajisje në cilësi të provës materiale.

    “Pas intervistimit të dyshuarit A.S., B.B., N.S., G.H. me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH- Prishtinë ndalohen për 48 orë, ndërsa e dyshuara N.SH. lirohet në procedurë të rregullt”.

    Në komunikatë theksohet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet dhe masa ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë personave të përfshirë në vepra të kundërligjshme, pavarësisht rolit dhe funksionit që kryejnë.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark