×
Insajderi

Shefja e Vetëvendosjes në Kuvend u flet serbisht deputetëve të dorëhequr serb

Insajderi
10 November 2022 - 10:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila iu është drejtuar deputetëve të Listës Serbe me një mesazh nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. Por, jo në gjuhën shqipe.

Mesazhi i saj ishte në gjuhën serbe. Fjalimin e mbajti disa minuta.

Para se të niste fjalimin serbisht, Kusari-Lila shtoi se “deputetet serbë me urdhër të Vuçiqit dorëzuan mandatet, ata edhe kur ishin këtu nuk përfaqësuan as minimalisht qytetarët, ata asnjëherë nuk adresuan nevojat dhe nuk folën për interesat e qytetarëve serbë të Kosovës”.

Kusali- Lila kërkoi mirëkuptimin e kolegëve deputetë për përdorimin e gjuhës serbe, por jo edhe popullit të Kosovës./ Gazeta Insajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark