×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Shell kremton kompletimin e 60 pikave në Kosovë

    Insajderi
    15 December 2018 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Kompania më e madhe globale e derivateve Shell, sot ka mbajtur ceremoninë festive me rastin e kompletimit të 60 pikave të këtij brendi në Kosovë për vetëm tetë muaj.

    Të pranishëm në këtë ceremoni përveç përfaqësuesve të Shell-it ka qenë zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe ambasadorë të ndryshëm në vendin tonë.

    Zv/ kryeministri Hoxhaj vlerësoi lart suksesin e kësaj kompanie në Kosovë dhe përparësitë që ka sjellë kjo kompani në ekonominë e Kosovës.

    Ai tha se Shelli ka kryer një punë shumë të madhe duke e bërë edhe Kosovën pjesë të një harte globale.

    Hoxhaj poashtu bëri thirrje që Kosova të pasurohet me prodhime vendore dhe ndërkombëtare, por jo nga Serbia.

    I ftuar ishte edhe menaxheri global i kësaj kompanie Laszlo Baksa, ai e konsideron si arritje shumë të madhe ajo çfarë ka bërë kjo kompani për një vit në Kosovë,  ‘jam shumë I lumtur që edhe Kosova tani ka qasje në këtë rrjet dhe që tani po i shfytëzon shërbimet që sjell kjo kompani’, ka thënë më tutje.

    Drejtori poashtu falënderoi të gjithë ata që punojnë për këtë kompani në Kosovës. Ai e konsideroi si një arritje shumë të lartë të kësaj kompanie përgjatë këtyre tetë muajve

    Ndërlkaq, kryetari i Odës Amerikane në Kosovë Arian Zeka, i cili tha se Kosova ka përfituar shumë me ardhjen e këtij brendi në Kosovë pasi që për vetëm tetë muaj ka pasur shumë të punësuar në 60 pikat e Shellit në Kosovë.

    Ndryshe, brendi global Shell në një afat rekord prej 8 muajsh ka përfunduar fazën e parë të 60 pikave të derivateve.

    Rrjeti i brendit Shell, përmes këtyre pikave u ka ofruar vozitësve në Kosovë derivate që përdoren nga Scuderia Ferrari në Kampionatin Botëror të Formula One të 2018-ës. Shell është shitësi me pakicë më i madhë në botë që operon në më shumë se 80 vende, të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë klientëve.

    Shell këtë vit poashtu ka qenë njëri prej investitorëve më të mëdhenj në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark