Robert Lewandowski e injoroi dje shokun e skuadrës, Lamine Yamal.
Të dielën pasdite, Barcelona e Xavit mposhti me përmbysje Alavesin (2-1), me golat e Lewandowskit.
Por vëmendjea e mediave pas ndeshjes ishte te incidenti mes Lewandowskit dhe yllit të ri spanjoll, Lamine Yamal.
Sipas një klipi të shpërndarë në platformën X nga Movistar, Lewandowski ishte duke i bërtitur adoleshentit: “Lamine! Segundo palo!”, që do të thotë se ai donte që Yamal t’i pasonte atij topin në shtyllën e dytë, por i riu spanjoll vendosi të provoj fatin vet, duke iu afruar golit.
Pas atij rast, Yamal u afrua te polaku për t’ia zgjatur dorën, por u refuzua në mënyrë të ftoftë nga sulmuesi i njohur.
VIDEO:
Pas ndeshjes, edhe fansat e Barcelonës dhanë mendimet e tyre në rrjetet sociale për këtë incident, duke potencuar se Lewandowski do duhej të inkurajonte të riun spanjoll, e jo të reagonte në atë mënyrë.