×
  • Sport
  • Sport

    “SHEMBULL I KEQ!” | Bëhet viral incidenti Lewandowski – Yamal, polaku kritikohet për gjestin e tij ndaj të riut spanjoll

    Insajderi
    13 November 2023 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Robert Lewandowski e injoroi dje shokun e skuadrës, Lamine Yamal.

    Të dielën pasdite, Barcelona e Xavit mposhti me përmbysje Alavesin (2-1), me golat e Lewandowskit.

    Por vëmendjea e mediave pas ndeshjes ishte te incidenti mes Lewandowskit dhe yllit të ri spanjoll, Lamine Yamal.

    Sipas një klipi të shpërndarë në platformën X nga Movistar, Lewandowski ishte duke i bërtitur adoleshentit: “Lamine! Segundo palo!”, që do të thotë se ai donte që Yamal t’i pasonte atij topin në shtyllën e dytë, por i riu spanjoll vendosi të provoj fatin vet, duke iu afruar golit.

    Pas atij rast, Yamal u afrua te polaku për t’ia zgjatur dorën, por u refuzua në mënyrë të ftoftë nga sulmuesi i njohur.

    VIDEO:

    Pas ndeshjes, edhe fansat e Barcelonës dhanë mendimet e tyre në rrjetet sociale për këtë incident, duke potencuar se Lewandowski do duhej të inkurajonte të riun spanjoll, e jo të reagonte në atë mënyrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark