×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shembulli ideal i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është marrëveshja e Belfastit”

    Insajderi
    02 March 2024 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Ai ka thënë se Britania e Madhe e përkrah këtë proces, dhe i njëjti duhet të shkojë drejt krijimit të një të ardhmje multietnike.

    Sipas tij, procesi i dialogut do të duhej të dukej si Marrëveshja e Belfastit apo që njihet ndryshe si “Marrëveshja e të Premtes së Mirë”.

    “Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Bëhet fjalë për lëshime, ka të bëjë me negociata, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, ka thënë Peach teksa ka shpjeguar Marrëveshjen e Belfastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark