Insajderi
Show

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk po i ndjek më artistët e vjetër

Insajderi
06 May 2026 - 22:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk po i ndjek më artistët e vjetër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shendrit Lumi, gazetar dhe ish banor i Big Brother VIP Albania 5, ka folur për muzikën shqiptare dhe zhvillimet e saj gjatë një interviste në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën.

Ai vlerësoi lart grupin West Side Family, duke u shprehur: “West Side Family si grup është grup i jashtëzakonshëm me muzikë që na kanë mbajtur gjallë shumë kohë.”

Megjithatë, sipas tij, pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, situata ka ndryshuar ndjeshëm në aspektin artistik dhe emocional të grupit.

Duke folur për tregun aktual muzikor, Lumi theksoi se gjeneratat e reja nuk kanë të njëjtën lidhje me artistët e vjetër. “Gjenerata e re nuk shkon më nëpër koncerte për të dëgjuar artistët e të shkuarës, Gen Z shkon me dëgju Kanye West, Travis Scott,” u shpreh ai.

Sipas tij, aktiviteti i sotëm i grupit lidhet më shumë me nostalgjinë sesa me ndikim të ri në treg. “Këta mund të bëjnë muzikë për të ushqyer atë fan base që e kanë, por për të krijuar të rinj… e shoh pak problematike në aspektin e zhvillimit”, shtoi ai gjatë intervistës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark