Këngëtari, Yll Limani ka anuluar koncertin që është paraparë të mbahet sonte në Shëngjin.
Kjo për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë këtë destinacion turistik.
Lajmin e ka konfirmuar vet Ylli nëpërmjet një postimi në Instagram: Koncerti sonte në Shëngjin anulohet… shihemi së shpejti. Uroj që secili të jeni të sigurt.
Gjatë 24 orëve të fundit Shëngjini ka përjetuar momente kritike si pasojë e zjarreve që rrethuan qytetin. Në dy vatrat e medha, atë të Ranes së Hedhun dhe atë pranë portit të Shëngjinit, flakët kanë ulur intensitetin ndërsa po punohet për të parandaluar përhapjen e zjarreve që po favorizohen nga era.