×
Show / Fashion

Shenja e para të depresionit

Insajderi
08 March 2019 - 08:54
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pamundësia për të dalë nga shtrati, rënia e vetëbesimit, frika e vazhdueshme dhe izolimi i vazhdueshëm, janë këto vetëm disa nga shenjat më të zakonshme të depresionit.

Megjithatë, 300 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje malinje sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe deri në 50 për qind e tyre nuk trajtohen, pasi depresioni nuk mund të njihet lehtësisht.

“Njerëzit shpeshherë e stigmatizojnë depresionin dhe e mohojnë gjendjen e tyre, kështu që ata habiten kur të tjerët thonë se janë në depresion”, thotë Susanne Cooperman, Ph.D., psikologe në NYU Langone.

Ajo zbulon disa simptoma të papritura të depresionit te gratë. Sipas saj, nëse brenda një kohe të shkurtët i përjetojmë një ose të gjitha këto shenja, kjo është krejtësisht normale, por nëse janë të pranishme për shumicën e ditës ose gjatë gjithë ditës, Cooperman rekomandon që personi të vizitojë mjekun për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për depresion.

Këto janë shenjat se ju jeni në depresion dhe nuk jeni të vetëdijshëm se vuani nga gjendja:

  1. Humbni kontrollin rregullisht
  2. Zgjoheni tepër herët
  3. Nuk tregoni më interesim për hobitë tuaja
  4. Keni dhimbje në pjesën e epërme të shpinës
  5. Shtoni peshë ose humbi kilogram pa arsye
  6. Për një moment jeni bërë të pavendosur

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark