Në një qytet në veri të Suedisë, shenjat e trafikut nuk janë vendosur vetëm për sigurinë e qytetarëve. Ato shërbejnë edhe për t’i disponuar ata, shkruan BBC.
Në një seri të shenjave të vendosura së fundit, dizajni i tyre ndryshon nga ato të zakonshmet. Në to shihen njerëz duke luajtur kitarë, vallëzuar dhe gjeste të tjera. Sipas autoriteteve lokale, qëllimi i tyre ka qenë “që të rifreskojë dhe të bëjë më të gjallë” qytetin./Insajderi.com