Prishtina Parking ka vazhduar aktivitetin në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët e komunës së Prishtinës.
Sot janë shenjëzuar parkingjet në rrugën “Qatim Bobaj” në Bregun e Diellit.
Prishtina Parking ka njoftuar se ky aktivitet do të vazhdojë edhe në lagjet e tjera të kryeqytetit.
“Vlerësojmë durimin, mirëkuptimin dhe pëkrahjen e banorëve përgjatë realizimit të shenjëzimit” thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Ndërkohë, këto punime nga afër i ka ndjekur edhe kryetari Përparim Rama bashkë me kryeshefin e “Prishtina Parking”, Sokol Havolli.
“Ndërmarrja Prishtina Parking ka filluar procesin e vendosjes së sinjalistikës brenda lagjeve. Sot në rrugën “Qazim Bobaj” për të vazhduar në ditët e javët në vijim në çdo lagje të Kryeqytetit. Kënaqësi që për një kohë së bashku me ne ishte edhe Kryetari Perparim Rama” ka shkruar Havolli.