Insajderi
Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Insajderi
01 June 2016 - 10:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve do të shënohet sot edhe në Kosovë përmes  disa aktiviteteve të organizuara për këtë ditë,

Në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, do të mbahet takim me  nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës, të udhëhequr nga vetë ata dhe  të emërtuar si  “Vendosja e fëmijëve në rend të parë”.

Po ashtu, disa studentë dhe profesionistë të rinj të shkencave mjekësore, do të shpërndajnë brusha dhe pastë të dhëmbëve për fëmijët që lëvizin përgjatë shesheve kryesore në Prishtinë për të shtuar vetëdijen e tyre rreth shëndetit.

Dita e fëmijëve u vendos në datën 1 Qershor, sepse në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Dy vjet më pas Festa e 1 Qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Po në kuadër të kësaj dite,  kryeparlamentari Kadri Veseli pret në zyrën e tij një grup fëmijësh me autizëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark