Futbollisti, Matteo Gabbia pritet të nënshkruajë një kontratë të re me AC Milanin.
Raportohet se mbrotjësi italian ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me fanellën “kuqezi”.
Gabbia pritet të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2029 edhe pse kjo e fundit ishte valide deri në vitin 2026.
Mbrojtësi duket se është në planet e Milanit, sidomos pas golit të shënuar në derbi ndaj Interit.
Kujtojmë se Gabbia është pjesë e Milanit që nga mosha e re, ku luajti de akademia e klubit italian.
25-vjeçari gjatë sezonit të kaluar u huazua te Villarreali, po kishte qëndruar vetëm gjashtë muaj.