×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Bitcoin shënon rënie deri në këtë shifër

    Insajderi
    17 November 2018 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të mërkurën e kësaj jave ai ra me 10.6 për qind, ndërsa të enjten rënia vazhdoi me 4.6 për qind. Sipas ekspertëve një rënie e tillë pritej, por nivelet drastike më të cilat ai ra krijuan një pasiguri të madhe në të gjithë tregun.

    2017 pa një kërkesë shumë të lartë për Bitcoin, duke shënuar njëkohësisht edhe vlerësimin e saj më të lartë nga 1,000 dollarë amerikanë në 20,000 dollarë amerikanë në një vit.

    Megjithatë, ashtu si shumica e trendeve, kjo rritje duket se ka mbetur thjesht një kujtim, sepse gjatë këtij viti kriptomonedha ra me më shumë se 60 për qind të vlerës së saj. Deputetët i kanë kërkuar qeverisë që të veprojë sa më parë dhe të vendosë rregullime në treg kundër ndryshimeve të paqëndrueshme të çmimeve, të ndalojë aktivitetin anonim dhe mangësitë në drejtim të sigurisë.

    Në shkurt të këtij viti, Komiteti i Thesarit njoftoi se do të niste një hetim mbi rreziqet e kriptomonedhave në drejtim të investitorëve dhe ekonomisë së Britanisë së Madhe, në një përpjekje për “të shqyrtuar përgjigjen rregullatore” nga autoritetet.

    Qasja aktuale e qeverisë ndaj rregulloreve është kritikuar si tepër ambigue dhe e paqëndrueshme në një periudhë të gjatë kohore, në një raport të publikuar para dy ditësh. Gjithashtu në të argumentohej se rregulloret do të çonin në mbrojtje më të mirë të konsumatorëve, do të mundësonin rritje të qëndrueshme për tregun në tërësi dhe do të ndihmonin në reduktimin e rreziqeve që lidhen me hacker-imin dhe vjedhjen e llogarive të ndryshme.

    Nëse zbatohen, Britania mund të shndërrohet në një “qendër globale të aseteve të kriptomonedhave”, thuhej më tej në raport. Bicoini dhe kriptomonedhat e tjera që ekzistojnë, bëjnë pjesë në një industri të parregulluar, e cila i lë investitorët përballë rreziqeve të shumta, u shpreh Nicky Morgan, kryetar i Komitetit të Thesarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark