×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shërbimi Korrektues largon nga puna zyrtarët Burim Buleshkaj dhe Destan Zogaj, shkak rasti i Astrit Deharit

    Insajderi
    22 February 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sherbimi Korrektues i Kosovës ka larguar nga puna Burim Buleshkaj, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Operativë, Siguri dhe Transport të të Burgosurve dhe Destan Zogajn, zyrtar korrektues, ish-ushtrues detyre i drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    Sipas SHKK-së, ndaj tyre është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin ‘Dehari’, në vitit 2016, shkruan Insajderi.

    “Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore. Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës duke u bazuar në këto shkelje ka vendosë largimin e të dy nëpunësve civil nga puna”, thuhet në njoftimi e SHKK-së.

    Ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se marrja dhe posedimi i incizimeve të kamerave me aprovim të ish-drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, te zyrtarët Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarë nga Komisioni i SHKK përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark