×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherifi: Për ne Kosova dhe qytetarët e saj gjithmonë vijnë në rend të parë

    Insajderi
    03 February 2021 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisma Socialdemokrate bën zyrtarisht hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

    Sekretari i kësaj partie Bilall Sherifi tha që në kuadër të partisë së tyre do të ofrojnë qeverisje të mirëfilltë dhe të duhur.Sponzor

    “Për ne Kosova dhe qytetarët e saj gjithmonë vijnë në rend të parë”.

    Tutje, Sherifi tha që në plan të parë do jetë rimëkëmbja dhe shumë sektore tjera që janë të përfshira në programin e partisë Nisma.

    Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, në fjalën e tij hyrëse uroi hapjen e fushatës zyrtare të zgjedhjeve të 14-shkurtit, duke thënë që kjo fushatë po nis me zërin dhe frymën e çlirimtarëve.

    “Ne jemi krenar për të kaluarën tonë dhe jam i bindur që fëmijët tanë do jenë krenar me neve dhe kjo krenari brez pas brezi nuk do shuhet kurrë”.

    “Ne jemi siguria, garancia dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat tona jetësore, kokëlartë per vendin ku jetojmë dhe nuk do lejojmë që t’i ulim kokën këtij vendi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark