Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Hahsim Thaçi kishte thënë për Enver Hoxhajn se “ka punuar kundër UÇK-së”.
Këto deklarime, kandidati për deputet nga radhët e Nismës i ka bërë në emisionin Politiko të Kanal 10 të enjten në mbrëmje.
Ai ka thënë se Thaçi i kishte bërë këto komente në kohën kur Enver Hoxhaj, aktualisht kandidati i PDK-së për kryeministër, “bënte disidentin e Thaçit”.