Aventura e Tanguy Ndombele me fanellën e Galatasaray në Turqi nuk ka nisur në mënyrën më të mirë.
Në fakt, ish-mesfushori i Napolit dhe aktualisht në pronësi të Tottenhamit ka luajtur vetëm shtatë ndeshje gjithsej deri më tani, nga të cilat vetëm një si titullar dhe pjesa e mbetur vetëm disa aktivizime që nuk zgjasin kurrë më shumë se një çerek ore.
Siç thonë në Turqi, qasja me trajnerin Okan Buruk nuk ishte më e mira dhe në këtë periudhë të fundit mesfushori francez do të ishte lënë jashtë skuadrës, të paktën përkohësisht.
Arsyeja? Gjithçka për faj të një hamburgeri.
Në fakt, siç theksohet në Turqi, ish-lojtari i Napolit ka debatuar me trajnerin pas ndeshjes së Champions League kundër Bayern Munichut pikërisht për shkak të ushqimit.
Tashmë jo plotësisht në përputhje me kushtet fizike që kërkohen për një futbollist, Nndombele, me kthimin në hotel, do të kishte porositur një hamburger, duke u kapur në flagrancë nga Okan Buruk.
Për këtë arsye, lojtari me një të kaluar të afërt në Serie A do të ishte përjashtuar përkohësisht nga skuadra. Për t’u ribashkuar me ekipin, ai do të duhet të rifitojë një gjendje më të mirë fizike.