Insajderi
Lajme

Sherr mes shqiptarëve në Itali pasi pëlqenin të njejtën vajzë, 30-vjeçari vritet me katër plumba

Insajderi
21 March 2026 - 12:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Sherr mes shqiptarëve në Itali pasi pëlqenin të njejtën vajzë, 30-vjeçari vritet me katër plumba
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 30-vjeçar shqiptar është vrarë gjatë natës në Itali. Gjergj Pergegaj u eliminua në Olmo me katër të shtëna me armë zjarri, ndërsa mediat italiane raportojnë se krimi është kryer nga tjetër shtetas shqiptar, 35-vjeçar, i cili edhe është arrestuar.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës midis të premtes, 20 mars dhe të shtunës, 21 mars, në zonën përpara klubit në rrethrrotullimin e Olmos , në fillim të Via Romana.

Sipas hetimeve paraprake, krimi mund të ketë ndodhur për shkak se të dy të rinjtë pëlqenin të njëjtën vajzë.

Megjithatë ende nuk janë përcaktuar detajet e sakta të ngjarjes dhe pritet të zbulohen në vijim./ballkanweb/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark