Partia Përparimtare e Serbisë e drejtuar nga kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka fituar në Kosovë, duke marrë 67.09 për qind të votave të serbëve që jetojnë në Kosovë.
Drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, i ka thënë medieve në Beograd se kjo është një fitore historike e partisë së Vuçiq në Kosovë.
“Serbët janë të bashkuar dhe një në Kosovë”, ka thënë Gjuriq.
Bazuar në këto të dhëna, ish partia e Sllobodan Millosheviqit SPS tash e udhëhequr nga Ivica Daçiq ka marrë vetëm 9.61 të votave, ndërsa partia radikale e Sheshelit ka marrë 8.61 për qind të votave.
Koalicioni DSS-Dveri një lëvizje e re politike ka marrë vetëm 4.3 për qind të votave ndërsa koalicionet tjera nuk kanë arritur të marrin as 2 për qind të votave.
Sipas të dhënave pjesëmarrja e serbëve në votime ka qenë 44.7 për qind apo 30 për qind më e madhe sesa pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2014. Fiks 47 mijë e 449 serb kanë votuar në këto zgjedhje sipas Gjuriq. /Insajderi.com