×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Sheshi” realizoi aktivitetin letrar “Turneu i shkrimtarëve”

    Insajderi
    16 December 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” realizoi aktivitetin e saj kulturor dhe letrar “Turneu i shkrimtarëve në qyteza dhe fshatra të Kosovës”.

    Ky aktivitet u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), së cilës i jemi mirënjohës përzemërsisht.

    Pikat e para të aktivitetit letrar “Turneu i shkrimtarëve” ishin fshatrat Llukar, Dabishec, Keqekollë dhe Grashticë të zonës së Gollakut dhe komunës së Prishtinës. Diskutimet për librin shqip dhe leximin e tij u zhvilluan në ambientet shkollore të fshatrave të lartpërmendur dhe u mirëpritën me dashamirësi dhe kureshtje nga të pranishmit.

    Diskutimet me të pranishmit u zhvilluan nga shkrimtarët Adil Olluri, Azem Deliu dhe Dan Ibrahimi.

    “Turneu i shkrimtarëve” është një aktivitet i rëndësishëm kulturor e letrar, për faktin se përmes tij qytetarët dhe lexuesit e fshatrave dhe lagjeve periferike të Prishtinës mund të njihen me shkrimtarët e letërsisë së tashme shqipe në Kosovë. Po ashtu, është një aktivitet që mund ta nxisë kërshërinë e leximit dhe dashurinë për letërsinë bashkëkohore shqipe. Qëllimi parësor i aktivitetit tonë që t’ju mundësojmë të rinjve e të rejave të fshatrave dhe lagjeve periferike të Prishtinës njohjen e afërt e të drejtpërdrejtë me zhvillimet aktuale letrare në Kosovë. Gjithashtu, qëllim i ynë është që të kemi aktivitete edhe në zonat më rurale e periferike, duke qenë se thuajse të gjitha organizimet letrare e artistike janë fokusuar në qendrën e Prishtinës.

    Po ashtu, QKE “Sheshi”, në kuadër të këtij aktiviteti, dhuroi një shifër simbolike të veprave letrare dhe lektyrave shkollore për bibliotekat shkollore të fshatrave të sipërcekura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark