×
  • Sport
  • Euro 2020

    Shevchenko për ndeshjen me Anglinë: “Shpresoj që në Romë, të bëjnë tifo për ne”

    Insajderi
    30 June 2021 - 12:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ukraina arriti ta mposhtte mbrëmë Kombëtaren suedeze, me rezultat 2-1, duke u kualifikuar tutje në çerekfinale, atje ku e pret Anglia, shkruan Insporti.

    Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri ukrainas, Shevchenko, i cili u shpreh mjaft krenar me djemtë e Kombëtares, duke potencuar se suksesin ia kushton popullit të Ukrainës

    “Unë jam shumë krenar për djemtë e mi që dhanë gjithçka, – deklaroi Shevchenko pas suksesit të Ukrainës së tij në Glasgou kundër Suedisë në “Euro2020”.

    “Ne kishim një plan për këtë ndeshje dhe djemtë e aplikuan atë shumë mirë për këtë rezultat Këtë sukses ia kushtoj popullit ukrainas, sepse e ndiejmë gjithë entuziazmin, kemi luajtur me zemër për ta”

    Teksa, për përballjen me Anglinë, në Romë, ai tha se shpreson që në Itali të bëjnë tifo për Ukrainën.

     “Shpresoj që në Itali të ketë një mbështetje të madhe për ne, sepse na duhetë Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi të fortë” – përfundoi Shevchenko.

    Ndryshe, takimi Angli – Ukrainë do të zhvillohet me datë 3 korrik. / Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark