
Dardan Krivaqa është alivanosur përgjatë kohës sa seanca ka kaluar në private, kur është paraparë që të shfaqen pamjet nga banesa e tij, ku akuzohet ta ketë vrarë Marigona Osmanin.
Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se në momentin kur Krivaqa është përballur me pamjet e aktit barbar të tij, ai është alivanosur.
Për këtë, brenda objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj janë futur një ekip mjekësor për t’i dhënë ndihmë.
@insajderiofficial #Kosove #fyp #foruyoupage #kosovo🇽🇰 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #foryourpage #kosovaret #albanians #albaniche #marigonaosmani #dardankrivaqa #vrasja #dhunimi #gjykata #mjeku #burgu #fypシ #fyppppppppppppppppppppppp ♬ original sound – GazetaInsajderi
Seanca për Krivaqën dhe Arbër Sejdiun kanë kaluar në private, për shkak të pamjeve të rënda nga banesa e Krivaqës, ku ky i fundit se akuzoi që kreu aktin barbar në këtë hapësirë.
Familjarët e Marigona Osmanit s’kanë pranuar të jenë prezent në sallë, për shkak të pamjeve të rënda.
Nëna e së ndjerës, në një prononcim për Insajderin, ka thënë se për të janë pamje të rënda.
“Une prej fillimit kam thanë, këto pamje nuk mundem me i pa, dasëm me pa është “hata” le më këso pamjesh”, ka deklaruar ajo.
Seanca po vazhdon të jetë e mbyllur. /Insajderi.org/