×
Insajderi / Insajderi

Nëna e Marigona Osmanit e emocionuar: Nuk mundem me i pa këto pamje

Insajderi
01 June 2023 - 11:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Nëna e Marigona Osmanit, e cila është parë prezente në sallën gjyqësore të Gjykatës Themelore të Ferizajt ku po mbahet gjykimi, nuk ka pranuar t’i shohë pamjet nga banesa e Dardan Krivaqës, të akuzuarit për vrasjen e të ndjerës.

Pamjet do të shfaqen në seancë të mbyllur, teksa dyshohet të jenë nga momenti kur Krivaqa kreu aktin barbar, raporton Gazeta Insajderi.

“Une prej fillimit kam thanë, këto pamje nuk mundem me i pa, dasëm me pa është “hata” le më këso pamjesh”, ka deklaruar ajo për Insajderin.

Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se i pandehuri Krivaqa fillimisht pa dëshirën e tani të ndjerës ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e kishte dërguar në banjo, nga aty me dhunë e kishte dërguar në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore tani e ndjera Marigona Osmani si pasojë e dhunës së ushtruar kishte humbur aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kishin kryer marrëdhënie seksuale, pastaj i pandehuri Dardan të zhveshur e kishte dërguar në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark