×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shfaqja “Ajo” do të jepet në Tiranë

    Insajderi
    17 May 2023 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shfaqja teatrore “Ajo”, me tekst të dramaturges Albana Muja dhe regji të Marigona Bekteshit, do të jepet në teatrin “Metropol” të Tiranës.

    Në bazë të njoftimit për opinionin dhe dashamirësit e teatrit, shfaqja është bazuar në rrëfimet e grave që kanë përjetuar dhunë në familje dhe premiera e saj në këtë teatër tiranas do të jetë më datë 22 maj, ora 19:00, për të pasuar me dy repriza të njëpasnjëshme me datat 23 dhe 24 maj.

    Në këtë shfaqje do të luajnë aktorët kosovarë, si Rabije Kryeziu, Mirsad Ferati dhe Altea Alushi. Kompozitor i saj është Gëzim Hasani, asistente të regjisë janë Ardiana Mehmeti dhe Altea Alushi, ndërsa dizajni artistike bëhet nga Klea Mani.

    Sipas dramaturges dhe autores së dramës, Albana Muja, regjisorja Bekteshi bën të pamundurën për t’i realizuar në mënyrë artistike dhe teatrore temat që kanë rëndësi jetiike. Muja shton se kjo shfaqje që do të jepet para publikut tiranas pritet që ta provokojë audiencën, me theks të veçantë gruan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark