×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shfaqja e regjisores Blerta Rrustemi-Neziraj do të jepet në Tetovë

    Insajderi
    13 June 2023 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë muajit qershor në Teatrin e Tetovës do të jepet shfaqja teatrore “Ëndrra evropiane” e regjisores kosovare, Blerta Rrustemi-Neziraj.

    “Ëndrra evropiane: një udhëtim epik i Peer Gyntit nga Kosova” është shkruar nga dramaturgu Jeton Neziraj dhe do të jetë pjesë e produksionit zyrtar të teatrit tetovar.

    Blerta Neziraj është regjisore nga Prishtina. Ajo ka studiuar për regji teatri në Universitetin e Prishtinës (BA) dhe në Universitetin e Shkupit (MA). Si regjisore ajo ka punuar me teatro të ndryshme lokale e ndërkombëtare, duke përfshirë edhe me teatrin La MaMa në Nju Jork, Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatro della Pergola në Firence, teatrin Volksbuhne të Berlinit, Teatrin Kombëtar Eksperimental të Shqipërisë, Qendrën Multimedia të Prishtinës, Teatrin e qytetit të Gjilanit etj.

    Shfaqjet e saj janë prezentuar në shumë teatro dhe festivale, në nivel lokal dhe ndërkombëtar, duke përfshirë edhe në teatrin Piccolo Teatro di Milano, Theatre deVidy (Lozanë, Zvicër), Theater imPflazbau (Ludwigshafen, Gjermani), Teatrin Schlachthaus (Bern, Zvicër), Volkstheater (vjenë, Austri), La MaMa (Nju Jork, SHBA), Teatrin e Dortmundit (Gjermani), Teatrin Odeon (Bukuresht, Rumani) e tj.

    Ajo është anëtare e 𝐿𝑖𝑛𝑐𝑜𝑙𝑛 𝐶𝑒𝑛𝑡𝑒𝑟 𝑇ℎ𝑒𝑎𝑡𝑟𝑒 𝐷𝑖𝑟𝑒𝑐𝑡𝑜𝑟𝑠 𝐿𝑎𝑏 2018. Për punën e saj si regjisore ajo ka marrë disa çmime dhe mirënjohje, duke përfshirë edhe çmimet për “Regjia më e mirë”, në vitin 2019, në Festivalin Kombëtar të Teatrit në Gjilan, çmimin “Regjia më e mirë” nga Ministria e Kulturës së Kosovës për vitin 2020, çmimin për “Regjia më e mirë” për “The Handke Project” në vitin 2022, në Festivalin Kombëtar të Teatrit në Ferizaj. Për “The Handke Project”, për vitin 2022, ajo poashtu ka marrë edhe çmimin për “Shfaqja më e mirë e vitit” nga Ministria Kulrurës e Kosovës.

    Përestigjiozja angleze 𝑇ℎ𝑒 𝐺𝑢𝑎𝑟𝑑𝑖𝑎𝑛 e ka përshkruar atë si ” një nga regjisorët kryesorë të vendit”, ndërsa revista 𝑇ℎ𝑒 𝑆𝑡𝑎𝑔𝑒 shfaqjet e saj i ka përshkruar si “të pakompromis”…të nevojshme…të guximshme dhe të fuqishme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark