×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Shfaqja “Kërkohet bashkëshort i ri” jepet në qytezën e Shtimes

    Insajderi
    05 August 2023 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditëve të fundit ka një zhvillim të ndjeshëm të aktiviteteve kulturore dhe artistike në qytezën e Shtimes, që është një nga komunat më të vogla në Republikën e Kosovës.

    Njëri nga aktivitetet e tilla që i jep ngjyrë dhe gjallëri kësaj qyteze të vogla është edhe inskenimi para publikut shtimjan i shfaqjes teatrore “Kërkohet një bashkëshort i ri”, me regji të Gëzim Hasanit.

    Në këtë shfaqje rolet e tyre i interpretuan aktorët profesionistë Butrint Lumi, Arbnorë Nuha dhe Brahim Basha.

    Njoftimin për këtë shfaqje e ka dhënë kryetari i Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu.

    Njoftimi i plotë:

    Me publikun e interesuar e të argëtuar pa masë, mbrëmë ndoqëm shfaqjen “Kërkohet bashkëshort i ri”.

    Me regji të Gëzim Hasanit, aktori i njohur Butrint Lumi bashkë me kolegët e tij Arbnorë Nuha dhe Brahim Basha i dhuruan kënaqësi audiencës gjatë tërë kohës sa u luajt kjo shfaqje interesante.

    Me këtë ngjarje mbrëmë u mbyll dita e parë e “Ditët e Bashkatdhetarëve” me plot të qeshura dhe sot na presin aktivitetet që fillojnë qysh nga ora 15:30 dhe e mbyllim me koncertin e Vedat Ademit bashkë me performancën e Suada Abazit e rock-grupit Zwada në ora 20:00. Mirë u pafshim

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark