×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Shifra të frikshme, në 24 orë dolën kaq mijë viktima dhe dëshmitarë në rastin e P. Diddy

    Insajderi
    04 October 2024 - 21:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Tony Buzbee, i cili planifikon të nisë një padi ndaj reperit Sean Diddy Combs në emër të 120 viktimave të abuzimit seksual, ka deklaruar se linja telefonike e krijuar javën e kaluar është mbushur me një numër të pabesueshëm prej 12,000 telefonatash brenda rreth 24 orëve. “Pas konferencës për media, kemi marrë 12,000 telefonata në rreth 24 orë”, tha Buzbee.

    Avokati ka hapur këtë linjë për të inkurajuar viktimat që deri tani nuk e kanë treguar historinë e tyre dhe që nuk kanë guxuar të raportojnë abuzimin që iu është bërë nga reperi i njohur.

    “Detyra jonë është të provojmë të filtrojmë çdo një nga këto telefonata dhe të identifikojmë ata që janë viktima dhe ata që janë dëshmitarë, si dhe të mbledhim prova”, tha ai dhe shtoi se pothuajse 100 persona po punojnë në rastin e Diddy-t, raporton New York Post.

    “120 paditë për të cilat flisnim disa ditë më parë janë paditë që mund t’i dorëzojmë menjëherë ndaj Sean Combsa, por dëshirojmë të sigurohemi që kemi mbledhur gjithçka që mundemi”, shtoi Buzbee.

    Akuzat nga njerëzit që kontaktuan avokatin përfshijnë sulm seksual të dhunshëm, përdhunim, abuzim seksual, mundësim të seksit përmes përdorimit të substancave të kontrolluara, detyrim në prostitucion, shpërndarje videosh pa lejen e personave në to dhe abuzim seksual të të miturve. Një person ka qenë vetëm nëntë vjeç kur ndodhi abuzimi.

    Avokati i Diddy-t, Erica Wolff, në një deklaratë për CNN, theksoi se klienti i saj kategorikisht e mohon çdo akuzë.

    “Zoti Combs energjikisht dhe kategoriqisht e mohon si të rremë dhe shpifëse çdo pretendim se ka abuzuar seksualisht ndonjë person, duke përfshirë të miturit”, tha Wolff, duke shtuar se Combs mezi pret të provojnë pafajësinë e tij në gjykatë.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark