Nëse dëshironi të qëndroni më larg ëmbëlsirave që jemi mësuar ti kemi po thuajse çdo herë në tryezën tonë,kësaj radhe po ju paraqesim ëmbëlsirat shumë ngjyrëshe Macarons
Përbërësit:
4 të bardha të vezës,70 gr. sheqer, 230 gr. sheqer pluhur,120 gr. bajame të bluara, pak kripë (me majë të gishtave), ngjyrë për ushqim dhe mbushja sipas zgjedhjes suaj (kakao,mermeladë, kremi i ëmbël i bardhë dhe shllagë)
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 150 gradë.
Të bardhat e vezëve dhe sheqerin përzieni me mikser deri sa të fitohet masë e ngurtë. Më pas shtoni ngjyrën dhe vazhdoni rrahjen edhe për një minutë deri sa përbërja të marrë ngjyrën.
Hidhni bajamet, sheqer pluhurin dhe përzieni gradualisht dhe me kujdes me të bardhat e vezëve që mos të ngelet ndonjë gungë e mundshme. Masa duhet të jetë e forcuar dhe e trashë që mos të del nga hapësira e biskotave.
Veni letër për pjekje në tepsi, e më pas formoni toptha të vegjël dhe lërini të piqen për 15-20 minuta.
Bashkoni dy biskota dhe mbushni mesin apo brendësinë. Për mbushjen mund të përdorni xhem ose krem të ëmbël të rrahur mirë, ose thjeshtë çokollatë të shkrirë.