Një studim i ri ka zbuluar se shikimi i pornografisë më shumë se një herë në javë, i bën njerëzit të lidhën më shumë me fenë, se sa ata që nuk shikojnë fare.
Sipas studiuesve, njerëzit e shohin këtë si një mënyrë për tu shfajësuar duke u lutur, raporton Independent, transmeton Insajderi.
Doktori amerikan, Samuel Perry analizoi rreth 1,300 njerëz në Amerikë, të cilët sipas tij, ishin lidhur më shumë me fenë pasi kishin shikuar shumë pornografi.
“Këta që kanë shikuar më shumë pornografi, shihen më shumë të lidhur me fenë se sa ata që kanë një frekuencë më të ulët me pornografinë”, tha dokor Perry për Independent.
Ai tha se feja nuk i bën njerëzit të shikojnë porno, por njerëzit që shikojnë porno bëhen më të ngushtë me lutjet. /Insajderi.com