×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shishet e plastikës dëmtojnë organet riprodhuese

    Insajderi
    09 August 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot të gjithë e dimë që është shumë e rëndësishme të merret sasia e mjaftuar e lëngjeve, posaçërisht gjatë verës, kur temperatura e jashtme është shumë e lartë. Kemi qenë dëshmitarë kësaj vere, se sa i madh ka qenë numri i njerëzve që me vete kanë bartur shishe me ujë, apo lëngje tjera freskuese, në duart e tyre.

    Këto shishë janë më të lehta, më të forta, më higjienike dhe atraktive, sepse prodhohen në forma dhe ngjyra të ndryshme. Hulumtimet e reja megjithatë kanë dëshmuar se, përdorimi i këtyre shisheve, mund të dëmtoj rëndë shëndetin tonë.

    Artikulli i doktoreshës Patricia Hunt nga universiteti amerikan Case Western Ohio i publikuar në revistën Current Biology, flet për dëmin nga përdorimi i polikarbonateve, siç është leksani, në prodhimin e shisheve të plastikës.

    Dr. Hunt ka zbuluar se, kjo përmbajtje, liron bisfenolin A (BPA), i cili fuqishëm dëmton baraspeshën hormonale në organizëm. Dëmton organet e riprodhimit dhe ka efekte anësore në zhvillim e kancerit të gjirit dhe atij të prostatës, duke zvogëluar numrin e spermatozoideve. BPA lirohet në përmbajtjen e shisheve të plastikës gjatë përdorimit normal, me rastin e ekspozimit ndaj nxehtësisë dhe përmbajtjeve të ndryshme për pastrim.

    Studimi nga universiteti tjetër amerikan ai nga University of Missouri, i publikuar në revistën, “Enviromental Health Perspectives”, ka vërtetuar përfundimet e doktoreshës Hunt; studimi ka gjetur që BPA lirohet edhe gjatë temperaturave normale nga shishet plastike në përmbajtjen e saj. Kjo do të thotë se, shishja e plastikës me ujë e cila qëndron në tavolinë mund të jetë e dëmshme. Shkencëtarët dhe inxhinierët industrialë janë të njohur me faktin që materie të ndryshme lirohen nga materialet e plastikës, të cilët janë inert dhe stabil.

    Është kryer edhe një studim për shishet plastike për fëmijë: Prindërve u këshillohet që mos ta ekspozojnë atë për kohë të gjatë, në temperatura të larta, që t’i pastrojnë ato me shumë kujdes dhe të mos i dëmtojnë fizikisht. Në rast se shishja dëmtohet fizikisht (gërvishtet apo bie në bazament të fortë), rekomandohet që ajo të ndërrohet me një të re.

    Ende nuk është vërtetuar kur shishja e plastikës liron bisfenolin A, por rekomandohet që shishet e vjetra të zëvendësohen me të reja.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark