18:15 - 21 Mars 2023

Një person në Lipjan është shoqëruar në polici pasi i janë sekuestruar substance narkotike.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

”Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike“, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur në Lipjan sot rreth orës 09:00.

”Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 09:00, në Lipjan.  Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm,  është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike“, thuhet në njoftim.

”Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore,  ndaj personot të dyshuar K.Sh, (mashkull), është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge“, përmbyllet njoftimi.