Të hënën në “Për’puthen” pati përplasje ndërmjet konkurrentëve
Jurgeni, njëri prej konkurrentëve, po tregonte takimet jashtë midis Argjendit dhe Ritvanës dhe Mikela reagoi për t’i thënë të mos akuzojë të tjerët, pasi edhe ai vetë i ka kërkuar takime jashtë.
“Duke qenë se pata një debat me Mikelën dhe nuk më është dhënë mundësia në asnjë rast të përballem e t’i kërkoj falje për pjesën e edukatës së familjes, por pas kësaj që bëri nuk ka shanse t’i kërkoj falje. I kam kërkuar Nikitës (menaxherja e produksionit), përballje dhe nuk më është mundësuar. Kam dashur të takojë që të më njihje mua si njeri, se duhet të tregojmë respekt,- tha Jurgeni
“Ti je zero, zero respekt ke prej meje”, i tha Mikela.
“Ti je nga ato femra, që e shet veten për 5 mijë lekë moj Mikela, mos më trego mua”, ka replikuar Jurgeni.
Më pas situata u tensionua dhe Mikela shkoi ta godasë Jurgenin.