×
  • Lajme
  • Lajme

    Shitësja e luleve rrëfehet për vrasjen e Artan Santos, drejtorit të një banke

    Insajderi
    24 December 2023 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valbona, shitësja e “Bllokut”, e cila njihet nga një pjesë e mirë e banorëve të kryqytetit, ka rrëfyer detaje nga ngjarja që tronditi Shqipërinë në vitin 2014.

    Ajo tregoi për Euronews Albania se Artan Santo, drejtori i një banke në atë kohë, i cili u vra teksa shkonte në punë, ishte një prej klientëve të rregullt të saj.

    Shitësja shprehet se ai ishte një burrë i edukuar që blinte shpesh trëndafila tek ajo.

    “Më shumë përshtypje më ka lënë Artan Santo, ishte njeri i kulturuar, me edukatë. Blinte lule, sidomos të shtunave që ishte dhe me familjen, merrnin lulet e freskëta dhe i kanë blerë gjithmonë tek unë. Nuk e dija që ishte drejtor banke. Pastaj kur e kam parë në televizor kush ishte, thashë ky njeri kaq i madh blinte lule në rrugë dhe ishte kaq i sjellshëm. Fliste sikur ishte rritur në katund me ne, ishte me shumë kulturë dhe i respektueshëm. As dhuratë nuk pranonte t’i jepje, gjithmonë të jepte paratë”, tregon ajo.

    Valbona nuk harron dot traumën që përjetoi, pasi vrasja ndodhi shumë pranë vendit ku shiste trëndafilat. Ajo shprehet se ka përjetuar ankth për një periudhë, pasi i dukej sikur ngjarja do të përsëritej.

    “Kisha dalë si përditë aty dhe dëgjova të shtënën, i thashë burrit që ndodhi një vrasje. Ai ishte në kafe pak më lart. Nuk e dinim kush ishte vrarë. Ishin tronditur dhe fëmijët se të gjithë gazetarët dhe kamerat më kishin kapur mua dhe kisha dalë në çdo stacion televizv. Erdhi policia bllokoi zonën dhe unë ngela aty deri në fund. Mbeta aty me kovat me lule pasi më thanë të mos lëvizja dhe t’i prekja lulet. Jam prekur kur erdhi djali i tij dhe pa vendin. Shumë ditë më vonë pësova si ankth më dukej sikur do ndodhte prapë. Qytetarët e Tiranës merrnin lule për atë dhe i vendosnin te vendi ku u vra, aty e kuptova kush ishte ky njeri. Dhe kjo punë zgjati një vit”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark