Parashikimet për shitjet e ushqimeve dhe produkteve me pakicë, një prej sektorëve kryesorë të ekonomisë Amerikane ranë me 1.2% .
Shitjet me pakicë në SHBA shënuan rënien më të madhe në Dhjetor që prej nëntë vitesh sipas Departamentit Amerikan të Tregtisë.
Parashikimet për shitjet e ushqimeve dhe produkteve me pakicë, një prej sektorëve kryesorë të ekonomisë Amerikane ranë me 1.2% muajin e kaluar në 505.8 miliardë dollarë.Rënia është më e madhja që nga Gushti i 2009-ës sipas Bloomberg. Shpenzimet konsumatore përbëjnë 70% të rritjes ekonomike Amerikane. Rënia e papritur e Dhjetorit është një tregues se rritjet por ngadalësohen.
J.P. Morgan ndryshoi projektimet e rritjes ekonomike për tre mujorin e katërt nga 2.6 në 2% të GDP.Sektorët privatë dhe publikë presin që ekonomia që ngadalësohet në 2019-ën ndërsa edhe Evropa e Azia përballen me probleme.Vendet Evropiane po përgatiten për një recension të mundshëm muajt e ardhshëm ndërsa Kina ka raportuar rritjen më të dobët ekonomike në vite.
Por ekonomia Amerikane po qëndron. Në Dhjetor u shtuan 312 mijë vende pune. Në Janar kjo shifër ishte 304,000 vende të reja pune, shumë më tepër sesa pritshmëritë.Amerika është e shqetësuar për goditjen që mund të marrë ekonomia nga problemet e jashtme. Sipas të dhënave të publikuara 7 milionë Amerikanë janë 90 ditë pas me pagesat.Muajin e kaluar federalët mbajtën në vend normat e interesit pasi i rritën katër herë në 2018-ën.