Insajderi
Biznes

Shitjet ndërkombëtare të Huaweit në rënie

Insajderi
17 June 2019 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Duke folur në selinë e firmës, Ren tha se kompania do të zvogëlojë prodhimin për 30 miliardë dollarë.

Në muajin maj, SHBA-ja e futi Huawein në listën e kompanive me të cilat firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

SHBA-ja thotë se kompania kineze – prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit dhe krijuesi i dytë më i madh i smartfonëve – paraqet rrezik për sigurinë.

Sipas SHBA-së dhe disa vendeve të tjera perëndimore, Qeveria e Kinës mund ta përdorë teknologjinë e Huaweit për t’i zgjeruar kapacitetet e saj të spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar.

Themeluesi i Huaweit, i cili më parë e ka mohuar ndikimin e sanksioneve të SHBA-së, tha se kompania “do ta rikthejë gjallërinë e saj” në vitin 2021.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark