Insajderi
Botë

Shkaktoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi i injektohet një qetësues

Insajderi
19 December 2024 - 21:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Shkaktoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi i injektohet një qetësues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një vdekje misterioze ka ndodhur në bordin e një anije e cila kishte udhëtuar nga Los Angelos në Meksikë, konkretisht në Ensenada në Meksikë.

35-vjeçari Michael Virgil, raportohet se vdiq pasi atij iu injektua një qetësues nga anëtarët e ekuipazhit, pasi ky kishte shkaktuar shumë probleme në hotelin e kësaj anije.

Këtë e pohon edhe familja e tij, por deri më tani nuk është arritur të vërtetohet.

Virgil bëri disa gjeste agresive në korridor duke i detyruar stafin që të përdorin spejit të piperit për ta vënë nën kontroll.

Ai shihet nga kamerat e sigurisë teksa përplaset për një dere dhe gris rrobat.

Ende nuk është bërë e ditur arsyeja se pse ka ndodhur ky ‘shpërthim’ i 35 vjeçarit.

Rreth këtij rasti në hetim është përfshirë edhe Zyra Federale e Hetimeve të ShBA-së, raportojnë mediat ndërkombëtare


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark