Federata Angleze e Futbollit e ka marrë seriozisht nismën e saj për të aplikuar një futboll pa goditje me kokë kur vjen puna te fëmijët. Kështu, prej sezonit të ardhshëm në kampionatin U11 do të nisë të testohet një rregull i tillë duke qenë se goditjet e topit me kokë mund të shkaktojnë edhe dëmtime në tru.
Ndërkohë, nëse një rregull i tillë funksionon dhe trajnerët mund ta heqin nga axhenda e stërvitjes, atëherë ai do të shndërrohej në të përhershëm dhe do të aplikohej deri në futbollin e moshave U12 që në këtë rast do të niste në sezonin 2023-2024. Dawn Astle, personi i cili udhëheq projektin për sëmundjet që mund të shkaktohen në kokë nga goditja e topit, theksoi se e rëndësishme është që të gjithë fëmijët të ndihen të sigurt.
“Ne duam që të gjithë fëmijët të shijojnë futbollin, por duhet të luajnë duke qenë të sigurt. Është një hap shumë i rëndësishëm projekti për të minimizuar goditjet e topit me kokë gjatë sërvitjeve. Futbolli e ka për detyrë të jetë i kujdesshëm ndaj goditjeve të topit me kokë dhe jo vetëm fëmijët, por edhe në nivelet e të rriturve. Është përgjegjësia e klubeve të kujdesen për të rinjtë si dhe për skuadrat e femrave dhe të meshkujve”, u shpreh Astle.