Shkaku i Pavarësisë së Kosovës - Komuna mbyll këtë rrugë për qarkullim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaku i Pavarësisë së Kosovës – Komuna mbyll këtë rrugë për qarkullim

    Insajderi
    14 February 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinë ka njoftuar për mbyllje të një rruge në kryeqytet si shkak i festimeve për Pavarësinë e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Nga e shtuna, 15 Shkurt, ora 22:00 deri më 17 Shkurt, ora 20:00, rruga Garibaldi (nga udhëkryqi i Bankës Qendrore deri te Grand Hoteli) do të jetë e mbyllur për parkim dhe qarkullim për shkak të organizimit të parakalimit të Trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë.

    “Ju lutemi të planifikoni lëvizjet tuaja duke përdorur rrugë alternative dhe të respektoni udhëzimet e autoriteteve për mbarëvajtjen e këtij organizimi të rëndësishëm”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark