×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Shkarkohet Ekipi Menaxhues, reagon Adriatik Kelmendi

    Insajderi
    03 May 2023 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas shkarkimit të Ekipit Menaxhues nga Qeveria e Kosovës.

    “Kjo i bie si kur e di se një vrasës është nisur drejt shtëpisë tënde, ti ia hapë me vetëdije derën, ai e kryen vrasjen dhe ti pastaj e thërret policinë për ta burgosur. I vrari nuk kthehet në jetë më, pavarësisht çka ndodh me vrasësin”, ka shkruar Kelmendi, duke thënë se “dëmi i madh është bë”.

    Lexo edhe:

    Kelmendi shkrimin e ka vazhduar duke thënë se “Borrell mbrëmë tha se bisedimet për Asociacionin do të vazhdojnë mbështetur mbi draftin e statutit të prezantuar nga ky Ekip Menaxhues”.

    “Qeveria e ka ditur se kryesuesja e Ekipit është deputete e partisë së Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë. Nuk është dashur me asnjë kusht të lejohet prezantimi i një deputeteje, e cila është betuar në Kushtetutën e Serbisë – Kushtetutë brenda së cilës ndodhet edhe Kosova – të propozojë çfarëdo për rregullimin e brendshëm të Kosovës. Është ahistorike”, tha tutje Kelmendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark