×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shkelma, grushte dhe tërheqje flokësh – Përleshje masive ndërmjet nxënësve në një shkollë në Florida

    Insajderi
    15 September 2023 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përleshje masive thuhet të ketë shpërthyer në një korridor të një shkolle të mesme në Flordia, ndërsa disa nxënës u përfshinë në goditje me shkelma, grushte dhe tërheqje flokësh.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “disa përleshje” u raportuan të martën, më 12 shtator, brenda shkollës së mesme Zephyrhills, duke bërë që ajo të shpallej një “kampus i kontrolluar”.

    Përleshjet ndodhën gjatë drekës dhe mediat raportojnë se 13 nxënës janë akuzuar për shkelje që variojnë deri në “ndërprerje të funksionit të shkollës”.

    Pamjet e publikuara në internet tregojnë nxënësit – meshkuj dhe femra – që sulmonin njëri-tjetrin ndërkohë që mësuesit dhe stafi u përpoqën të ndërhynin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark