Skitari shqiptar nga Kosova, Albin Tahiri, ka arritur rezultatin më të mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Tahiri ka garuar sot në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Skitari ynë përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ai pati kohën 1 minutë, 52.44 sekonda.
Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh. /insporti.com/