×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shkëlqeu me dy gola ndaj Lens, Edon Zhegrova hyn në formacionin e javës në Francë

    Insajderi
    01 April 2024 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edon Zhegrova është duke bërë paraqitje fantastike me fanellën e skuadrës së Lille në kampionatin francez.

    Forma fantastike tij ka vazhduar edhe në ndeshjen e fundit që Lille e luajti ndaj Lens dhe Zhegrova ishte figura kryesore.

    Ylli kosovar realizoi dy gola në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 2:1, në kuadër të xhiros së 27-të.

    Paraqitja e tij nuk ka shkuar pa u vlerësuar, ai ka hyrë në formacionin e javës nga SofaScore.

    25-vjeçari mori notën 8,2 në këtë sfidë, derisa është përfshirë në 11-shen më të mirë të javës.

    Në 26-të paraqitjet e këtij edicioni në Ligue 1, Zhegrova ka shënuar pesë gola e ka bërë po aq asistime. E në të gjitha garat, Edoni ka realizuar 11 gola.

    Pas 27-të xhirove, Lille gjendet i katërti në tabelë me 46 pikë të grumbulluara.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark