Këngëtarja dhe sipërmarrësja nga Gjilani, Shkenda Dubova, pak ditë më parë i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo dhe partneri i saj, Mentor Alijaj, kurorëzuan dashurinë me martesë me një ceremoni luksoze në Prishtinë.
Dasma e saj ka qenë shumë e komentuar për shkak të organizimit, ambientit unik dhe detajeve të tjera, që e bënë një event të paharrueshëm.
Bukuroshja shqiptare së fundmi ka ndarë disa fotografi nga ceremonia, ku shkëlqeu në të gjitha paraqitjet.
E njëjta zgjodhi dy fustana nusërie, një të gjerë dhe një të ngushtë, të punuar enkas për të.
Të ftuar qenë një pjesë e madhe e figurave publike shqiptare, ku disa edhe performuan.
Bashkëshorti i Shkendës u tha gjithashtu se ka qenë i martuar dhe ka dy fëmijë nga ajo marrëdhënie.