×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shkëputja e Kontratës Kolektive – reagon ashpër Avdullah Hoti: E keni humbur rrugën!

    Insajderi
    23 November 2022 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Arsimit ia ka shkëputur Kontratën Kolektive Sindikatës së Arsimit. Lidhja e kontratës ishte bërë në kohën e Qeverisë Hoti, me 21 janar 2021. Për këtë ka reaguar vet Hoti duke thënë se ministria ka vepruar në mënyrë ligjore, shkruan Insajderi.

    Ish-kryeministri Hoti e ka cilësuar si marrëzi këtë veprim Qeverisë Kurti duke thënë se vendimi e veprimi është politik.

    Arsyetimi i Ministrisë së Arsimit për shkëputjen e njëanshme të Kontratës Kolektive është marrëzi.
    Ky veprim është një tjetër shkelje ligjore e Qeverisë
    “, shkroi ai.

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti e ka bërë të qartë se vendimet e asaj qeverie mbesin në fuqi. Ato vendime e kanë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e plotë, sepse ajo Qeveri është votuar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ato vendime nuk mund të kontestohen nga askush me vendime dhe veprime politike“, ka thënë Hoti.

    Mes tjerash ai shprehet se kjo Qeveri e ka humbur rrugën duke e përmendur disa çështje ndër to temën e targave.

    “Konfrontohet me aleatët për targa. Konfrontohet me arsimtarë e mjekë për pagat që u takojnë atyre. Konfrontohet tani edhe me gjyqtarë e prokurorë duke marrë vendime jo ligjore për ulje të pagave të tyre.

    “Kjo Qeveri dëshiron ta rrëzojë veten. Por tash nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, vetëm nëse vetë e ngrit flamurin e bardhë”.

    Nga Ministria e Arsimit kanë deklaruar për Insajderin se tanimë kanë ftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për të negociuar për kontratën e re sipas tyre të ligjshme.

    “…Si Ministri e Arsimit i kemi ftuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit që të negociojmë kontratë të re të ligjshme që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit. Në bazë të njoftimeve nga institucionet kompetente, kjo kontratë ka pasur probleme serioze ligjore dhe si e tillë është e pavlefshme. Për këtë kontratë nuk ka pasur asnjë vlerësim ligjor, financiar dhe planifikim buxhetor para nënshkrimit”, ka thënë Kutleshi-Maliqaj për Insajderin.

    Por, një ftesë të tillë nuk e kanë pranuar po thonë nga SBASHK për Insajderi.

    Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala madje është shprehur e bindur që kontrata do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

    “Jo akoma nuk kemi marrë ndonjë ftesë nga Ministria e Arsimit për një takim të mundshëm, për bisedim për një Kontratë të re Kolektive edhe pse shkëputja e Kontratës është bërë në mënyrë të njëanshme nga ana e Ministrisë së Arsimit është e paligjshme ngase nuk mund të bëhet njëanshëm ajo duhet të bëhet në bashkëpunim me të dyja palët, në këtë rast është shkëputur një anshëm dhe ne do ti ndjekim të gjitha rrugët ligjore me qëllim që kontrata aktuale të jetë akoma në fuqi, dhe natyrisht që do të jetë akoma në fuqi”, tha Shala për Insajderin.

    E pyetur nëse kjo çka po është si rezultat i betejës së më hershme mes palëve, Shala refuzoi të jap një përgjigje duke thënë se për këtë duhet të flas MASHT.

    “Unë për këtë nuk mund të përgjigjem, në qoftë se ka ndonjë prapavi më së miri mund të përgjigjet ministria e Arsimit, nëse e ka bërë me një qëllim të caktuar, ajo çka mund të deklarojë është që vetëm kemi marrë njoftimin për shkëputje të Kontratës Kolektive”, ka thënë ajo.

    Përmes Kontratës Kolektive mësimdhënëseve iu mundësonte mbulimi i shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar.

    “Ndër të tjera, Kontrata Kolektive garanton për mësimdhënësit kompensimin e ushqimit gjatë punës në vlerë prej 2 euro në ditë, shpërblimin jubilar varësisht nga përvoja e punës nga 50-150%, pagesë përcjellëse në lartësi të tri pagave të fundit me rastin e daljes në pension, ndërsa në fund të çdo viti kalendarik mësimdhënësit do të shpërblehen me 8.3% të pagës vjetore komulative”, thuhet në vendim.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark